Lamtumirë Muhamet Malo!

193
Armand Duka
Bota e sportit dhe e biznesit dhe jo vetëm, ka humbur sot një nga figurat më të nderuara, Muhamet Malon, madhështinë e kampionit të humanizmit në Shqipëri. Në emër të FSHF-së dhe të të gjithë komunitetit të futbollit, i shpreh thellësisht familjes dhe të afërmve, miqve dhe kolegëve ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të afërt. Veprimtaria e tij kolosale në sport e biznes, por edhe misioni i tij infinit human do të mbetet gjatë në memorien e gjithsecilit prej nesh! Lamtumirë Muhamet Malo! Shpirti i tij u prehtë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!

Agim Çiraku
Dhimbja që ndiejmë për humbjen e sportistin e talentuar, biznesmenin e guximshëm, filantropin e spikatur po edhe mikun e shtrenjtë Muhamet Malo është e pamatë. Figura e tij e nderuar do t’i mungojë botës së sportit shqiptar dhe jo vetëm. Në emër të FSHN e të gjithë komunitetit të notit dhe në emrin tim si president i saj i shpreh familjes Malo dhe të afërmve, bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të shtrenjtë. Figura e tij multidimensionale ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në memorien e secilit prej nesh. Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë, të qoftë i lehtë dheu e i paharruar kujtimi yt!