“Lamtumirë heroi ynë”, shqiptarët dedikime për Festim Laton

701
Sigal

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato është gjetur i vdekur në Holandë, ku jetonte prej vitesh. Lato ishte një figurë e njohur për aktivitetet e tij publike politike, kryesisht për kauzën e Çamërisë. Ai kishte ngritur këtë çështje në nivele europiane, teksa jo pak herë kishtë zhvilluar edhe takime me përfaqësues të ndryshëm politik europianë.

Mediat holandeze kanë raportuar se ai ka vdekur dhe se trupi i është gjetur në një rrugë Nijmegen. Ai kishte një shtëpi në këtë vend, ku valëviteshin flamuj të Amerikës dhe të Çamërisë. Pikërisht nisur nga fakti se Lato ishte një figurë e njohur publike, të shumtë kanë qenë ata që kanë shkruar në profilin e tij në facebook.

“Lamtumirë heroi ynë” shkruajnë disa prej komentuesve. Disa të tjerë e cilësojnë atë njëhero të vërtetë që bëri gjithçka për Çamërinë. Festim Lato ishte një njeri i njohur për publikun shqiptar, ku shpesh ka bërë edhe debate me figura të tjera të njohura politike.