Lamtumira për Imzot Rrok Mirditën, zhvillohen homazhet në Katedralen e Shën Palit

448
Sigal

Zhvillohen sot homazhe në nder të kreut të Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita. Homazhet po kryhen në katedralen e Shën Palit nga ora 10:00-13:00.
Homazhe në nder të Imzot Rrok Mirditës u bënë edhe nga kryeministri Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha, Presidenti Nishani, deputetë të majtë dhe të djathtë, ministra, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare. Po ashtu në homazhe u vunë re edhe personalitet të politikës në Kosovë.
Po sot, në orën 16.00 do të zhvillohen lutjet e mbrëmësores e më pas do të kremtohet mesha.
Imzot Rrok Mirdita do të përcillet për në banesën e fundit nëser në orën 10.00, ku do të fillojë edhe mesha e funeralit të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.
Kreu i Kishës Katolike ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u godit nga një hemoragji cerebrale.