Lame prezanton ndryshimet, do nis legalizimi për 60 mijë objekte pas ‘09

571
TIRANE – Procesi i legalizimit të ndërtimeve të bëra pas vitit 2009 e që kapin një shifrwn prej rreth 60 mijë objektesh pritet të nisë me miratimin e ndryshimeve të propozuar nga qeveria. Kreu i ALUIZN-it Artan Lame gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet ligjore tha se gjatë kësaj kohe këto objekte mbetur në mëshire të prokurorisë dhe policisë.
Bylykbashi: Ku e keni premtimin për legalizime falas? Fino: Kemi legalizuar më shumë se ju në 8 vite
Debati mes mazhorancës dhe opozitës u fokusua te legalizimet falas, ku opozita kërkoi llogari për këtë premtim që sipas Oerd Bylykbashit është i pambajtur, ndërsa Bashkim Fino tha se është bërë më shumë punë në këtë drejtim për dy vjet se sa gjatë 8 viteve të qeverisë së djathtë.
Miratohet falja e gjobave për mos deklarimin e sigurimeve
Ndërkaq Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për faljen e gjobave për mospagimin në afat të detyrimeve të sigurimeve shoqërore, ku aktualisht rezulton se 59 e 400 subjekte nga të cilat 70 % biznes i vogël.
Në bazë të ligjit afati i faljes së gjobave shkon deri në muajin shtator. 
Sigal