Lame: Legalizimi do të jetë i pandalshëm, Kokëdhima: Denonconi korrupsionin

629
Në Sarandë janë ndarë 150 lejet e para të legalizimit, proces që ishte ndërprerë prej vitesh për shkak të problemeve me mbivendosjen e pronave, apo ndërtimet në zona turistike. I pranishëm Deputeti i PS Koco Kokëdhima bëri thirrje për të denoncuar çdo rast korruptiv mes zyrtarëve të shtetit.
150 lejet e para të legalizimit iu shpërndanë banorëve të Ksamilit, Bernedesh, Delvinës, Stjarit dhe Sarandës.
Kreu i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se procesi që nisi tani në Sarandë do të jetë i pandalshëm.
Deputeti i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima u apeloi qytetarëve të denoncojnë çdo rast ryshfeti në radhët e punonjësve të shtetit, të cfarëdolloj institucioni.
Koço Kokëdhima: “Nëse ndonjëri do jetë pre e ndonjë akti korrupsioni apo shpërdorimi detyre do jetë faji i tij. Bashkëpunoni me të njëjtën filozofi, bashkëpunoni me shtetin, me qeverinë, me të gjithë ne që asnjë zyrtar që nuk ka respekt për popullin të mos jetë në zyrat e shtetit”
Në rrethin e Sarandës, problemi i objekteve të palegalizuara është shumë i ndjeshëm, pasi përveç ndërtimeve pa kriter në zonë, ka edhe mbivendosje pronash.
Sigal