LAJMI I FUNDIT/ Zbulohet identiteti, antiterrori merr në pyetje edhe marinsin që organizoi protestën e PD

153
Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se me organizimin e protestës së PD-së ishte angazhuar edhe një marins amerikan, ndërsa sot mësohet se shtetasi amerikan është marrë në pyetje nga antiterrori.
Ai është Jason Randy Morrison, i datëlindjes 1977 dhe ka hyrë në Tiranë më datë 2 maj 2017.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se që nga dita kur ka hyrë e kanë mbajtur nën vëzhgim të plotë, ndërsa antiterrori e ka ndalur dhe marrë në pyetje ashtu si rreth 20 persona të tjerë në gjithë vendin.

Raportohet se më herët se bëhej fjalë për persona me prirje të theksuar radikale dhe precedentë. Ata janë duke u marrë në pyetje me qëllim për të mos lejuar që këta persona që t’i bashkohen protestë së opozitës në bulevard.