LAJMI I FUNDIT/ Vritet me armë zjarri në Tiranë ish- drejtori i policisë së Vlorës (Foto)

609
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Kosovarëve’ në kryeqytet.
Mësohet se viktima është ish- drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, i cili ishte duke ecur rrugës kur u qëllua. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së ish- zyrtarit të Policisë së Shtetit.

Pasi e kanë qëlluar për vdekje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet. Vrasja ka ndodhur jashtë pallit ku banonte ish zyrtari i Policisë, ndërsa kanë qenë 2 autorë me motor.

Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Sigal