Shtyhet sërish vendimi ndaj Habilajve

529
Sigal

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Habilajve.

Mësohet se ka qenë mos njoftimi i Sabahudin Çelajt dhe Nezir Seitit dhe mos mbërritja e letërporosive nga jashtë arsyeja e shtyrjes për të disatën herë e seancës për grupin e Habilajve në Gjykatën për Krime të Rënda.

Armando Koçerri ka kërkuar në seancë moslejimin e kamerave për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 5 dhe 6 vjeç në Vlorë.

Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e kaluara pritet të marrë vendim për këtë kërkesë.

Po ashtu mësohet se sipas Koçerrit, fëmijët kanë shfaqur probleme psikologjike.