Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më para në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.

4 punëtorë teksa kanë qenë duke punuar kanë rënë nga skela. Të katër personat janë lënduar rëndë, ndërkohë që janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Kanë qenë banorët të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe bëhet e ditur se dy prej tyre janë në rrezik për jetën.

Punëtorët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende, kanë qenë duke punuar për fasadën e një pallati.

Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje, megjiathatë ambulancat dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.