Sigal

Albert Veliu apo i njohur ndryshe  si “Babalja” është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Pas akuzave të ngritura nga autoritetet shqiptare, policia kosovare ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare Veliun, e njohur ndryshe si “babalja”, protagonist i audio-përgjimit me Agron Xhafaj.

Veliu akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim si kalim të paligjshëm të kufirit. Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

Rasti i “Babales” ka trazuar politikën shqiptare me akuza dhe kundër akuza të forta të bëra nga të gjitha palët. Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka favorizuar vëllain e tij, Agronin, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.