Lajme të këqija për 2018 – Më pak para në xhepat e shqiptarëve, pagat do të bien

651
Vitin e ardhshëm do të ishte mirë që të mos prisnim një rritje të pagës. Shqipëria figuron në listën e 9 ekonomive të botës që jo vetëm nuk do të njohin rritje reale të pagave, por do të pësojnë rënie.
Në këtë përfundim arrin një projeksion i fundit i pagave për vitin e ardhshëm, por që është kryer nga Korn Ferry, një prej firmave më të mëdha në botë të kërkimit, që kuotohet në bursë dhe që ka një kapitalizim tregu prej miliarda dollarësh.
Nga ky projeksion aspak optimist për shqiptarët për vitin e ardhshëm, rezulton se, në Shqipëri pagat do të rriten me 2.6%, ndërkohë që çmimet do të rriten me 2.8%. Duke qenë se çmimet e shportës do të rriten me një ritëm më të shpejtë se pagat, atëherë rezulton se, pagat reale të shqiptarëve në 2018-ën do të bien me 0.2%.
Sa i përket vendeve të tjera europiane ku do të ketë rënie të pagave, mund të evidentojmë vetëm Mbretërinë e Bashkuar, Bjellorusinë dhe Finlandën, por vlen të përmendet se këto tre shtete janë në probleme aspak të vogla.
Në krahasim me rajonin ndërkohë, në analizë veç Shqipërisë merret vetëm Serbia, ku pagat reale pritet të rriten me 2.1%. Rajoni ndërkohë, ai i Europës lindore projektohet të regjistrojë një rritje reale të pagave prej 1.4% gjatë vitit që po vjen.
Sigal