Lajm i mirë për maturantët, shansi i dytë për universitet

768
Të gjithë maturantët që nuk arritën të plotësojnë në kohë Formularin e Aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë.
Ministria e Arsimit bën të ditur se nga 15 shtatori do të rihapet portalin Online i Maturës Shtetërore, për një raund të dytë regjistrimesh, që do të mbyllet në datën 22 shtator.
Maturantët e interesuar do të mund të kryejnë aplikimet në datat e paracaktuara përmes një kalendari, sipas qarqeve përkatës. Kandidatët do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 preferenca.
Ndërkohë që, paraprakisht ata duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën e 2 mijë lekëve. Mandati i pagesës së kryer do të dorëzohet në shkollën ku këta kandidatë kanë kryer plotësimin e Formularit A1/A1Z.
Publikimi i librit të transparencës ishte mundësia fundit e konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre, të cilat mund t’i penalizonin në listimin e fituesve.
Sigal