Lajm i mirë për emigrantët/ Miratohet në parim marrëveshja e qeverisë shqiptare me italinë për konvertimin e patentave shqiptare

1144
Sigal

Lajm i mirë për emigrantët, patentat shqiptare konvertohen në italiane

Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit të qeverisë ka miratuar në parim, marrëveshjen për konvertimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Falë këtij vendimi emigrantët shqiptarë në vendin fqinj, nuk do të kenë nevojë për një kurs patente, pasi ajo shqiptare do të njihet dhe konvertohet në patentë italiane. Në VKM thuhet se në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, u vendos: Miratimin, në parim, të ndryshimit me shkëmbim notash të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.