Lajm i mirë për ata që udhëtojnë, kontrollet brenda Schengenit pritet të hiqen

567
Komisioneri Evropian për Migrantët, Dimitris Avramopoulos tha sot pas takimit me Këshillin e Punëve të Brendshme të BE-së se ai beson se ka ardhur koha t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit.
“Unë nuk mendoj se ka arsye për të zgjatur kontrollet në kufijtë e brendshëm”, tha Avramopoulos.

Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Megjithatë, javën e kaluar Avramopoulos njoftoi se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit.
Sigal