Lajm i mirë për ata që duan të blejnë një apartament në Tiranë

701
Procesi i rivlerësimit të pasurive ka sjellë për pasojë rënie të çmimit të apartamenteve në disa zona të Tiranës.
Kjo pasi përmes rivlerësimit qytetarëve ju reduktuan ndjeshëm kostot që duhet të paguanin në shtet në formën e tatim-fitimit.
Ilda Rusi, eksperte e pasurive të paluajtshme thotë se lehtësimi i barrës fiskale nga procesi i rivlerësimit të pasurive solli gjithashtu edhe një nxitje të shitjeve.
Rusi thotë se çmime më të larta të apartamenteve janë shënuar vetëm në disa zona qendrore të Tiranës. Por kjo rritje më shumë se trendit të çmimeve i dedikohet cilësisë shumë të lartë dhe vendndodhjes së objekteve.
Në vitin e shkuar, qeveria hapi procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke dhënë mundësinë e uljes së kostove të tatim-fitimit nga 15% në 2%.
Sigal