Lajm i keq për adhuruesit e çokollatës, shkencëtarët japin alarmin

769
Plantacionet e kakaos mund të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë po përpiqen të shpëtojnë platancionet para se të jetë tepër vonë, sipas The Independent. Ata kanë zbuluar se fasulet e vogla të kakaos janë duke u ftohur.
Nën syrin vigjilent të Myeong-Je Cho, drejtor i fabrikës së gjenomikës në një institut të quajtur Mars, që merret me punimin e ushqimit dhe përpunimin karameleve, bimët do të transformohen në mënyrë që të mbijetojnë në kushte të pafavorshme.
E gjithë kjo mund të vijë në sajë të një teknologjie të re të quajtur CRISPR, e cila lejon rregullime të vogla dhe të sakta në ADN që kurrë më parë nuk mund të ishin prodhuar. Këto përshtatje tashmë janë duke u përdorur për të bërë bimët e sigurta, pasi kërcënohen nga ndikimi i ndryshimeve klimatike. Bimët e kakaos janë një shembull i qartë, sepse ato janë në një situatë të pasigurt.
Ato mund të rriten vetëm brenda një brezi të ngushtë pyjesh rreth 20 gradë në veri dhe në jug të ekuatorit, ku temperatura, shiu dhe lagështia mbeten relativisht të vazhdueshme gjatë gjithë vitit. Pra, më shumë se gjysma e çokollatës së botës tani vjen nga vetëm dy vende në Afrikën Perëndimore: Bregu i Fildishtë dhe Gana. Por ato zona nuk do të jenë të përshtatshme për kultivimin e kakaos në dekadat e ardhshme.
Deri në vitin 2050, temperaturat në rritje do të shtyjnë zonat e sotme të prodhimit të çokollatës më shumë se 300 metra deri në terren malor, shumica e të cilave aktualisht ruhen për kafshë të egra, sipas Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik , duke e bërë të pamundur kultivimin e këtyre bimëve.
Sigal