LAJM I FUNDIT/ Saimir Tahiri me urgjencë në zyrën e Ramës. A do japë sot dorëheqjen ministri i Brendshëm?

579
Në një kohë kur sot ‘zjenë’ lajmi për një dorëheqje të tij të mundshme, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Tahiri ndodhet në zyrën e kreut të Ekzekutivit, ndërsa thuhet se sot ai do t’i paraqesë dorëheqjen.
Burime pranë qeverisë thanë për DITA se Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme për të deklaruar dorëheqjen nga posti. Bazuar tek këto burime, dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Ministri Tahiri ka qenë ndër zyrtarët më të sulmuar nga opozita, e cila edhe gjatë ditëve të protestës ka lëshuar akuza në drejtim të tij. Nga ‘çadra e lirisë’ PD ka kërkuar disa herë dorëheqjen e Tahirit, pasi e akuzojnë si të lidhur me drogën.

vijon
Sigal