LAJM I FUNDIT/ Policia mësyn në Farkë, “shtetrrethim” për kapjen e grabitësit të pestë të bankës

522
Aksioni për kapjen e autorit të pestë të super grabitjes që ndodhi më 9 shkurt në Qafë-Kashar, ku u vodhën paratë e bankës BKT, ka ngritur në ‘këmbë’ Policinë e Shtetit. mësohet se në këto momente forca të shumta policore kanë mësyrë nga toka dhe ajri në Farkë. Policia është mobilizuar, me blinda, armatim modern dhe snajpera për të kapur të shpallurin në kërkim, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.
Deri më tani Policia ka arrestuar 4 nga 6 autorët e dyshuar për supergrabitjen e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit. Gazetari Artan Hoxha tha se “janë arrestuar 4 persona, 2 prej tyre ish-efektivë Komando si dhe janë shoqëruar 10 të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë”.
Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
vijon
Sigal