LAJM I FUNDIT/ I riu hipën në majë të oxhakut në Tiranë e kërcënon me vetëvrasje (Emri)

501
Qazim Bruka, i cili kërcënoi të hidhej sot nga një oxhak në Laprakë, në një lidhje telefonike në një emsionin tregon arsyet se pse do kryente këtë akt. Ai tha se ish-bashkëshortja dhe përmbaruesi i Kukësit po bashkëpunojnë që 41-vjeçari mos të takojë fëmijët e tij.
“Sapo dola nga TV, përmbaruesi e ish-bashkëshortja i kanë marrë fëmijët prej shkolle dhe i kanë çuar në spital që t’i heqin prej meje, i kanë marrë urdhër-mbrojtje. Përmbaruesi më tha nëse më heq liçencën unë do të të vras fare. Pse vajzën e bënë të sëmurë pasi dola unë në televizor. Unë kam dalë në tv me 25 shkurt, vajza u shtrua në spital më 9 mars. Mora dhe paguren e benzinës se policia s’po merr masa. Do marr masa vetë kur nuk merr masa kush, ku ta gjej drejtësinë, ma ka dhënë fjalën policia që do merret me përmbaruesin,” tha Bruka.

Bruka ka qenë protagonist në një emisionit pasi 5 vjet më parë ka plagosur rëndë në sy gruan e cila e qëlloi me sëpatë gjatë një konflikti familjar. Bruka ka rrëfyer historinë e tij tragjike dhe ka bërë apel që të shohë fëmijët, të cilët qëndrojnë me ish-bashkëshorten. Për plagosjen e ish-gruas ai bëri dhe disa vite burg.

Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan. Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët. Ai deklaroi se nuk i kishte takuar për gati një vit dhe kërcënoi se nëse nuk e linin të takonte fëmijët do vriste.
Sigal