LAJM I FUNDIT/ Dyshohet se trafikonin drogë drejt Italisë, bllokohen dy gomone në Vlorë

586
Dy mjete lundruese janë bllokuar e sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Vlorë si pjesë e operacionit të koduar “Stuhia”.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Force, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe uji kundër trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.
Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur konstatimi dhe bllokimi i dy mjeteve lundruese:
1– Më datë 15.05.2017, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari” brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur “Pusi i Mezinit”, është konstatuar një mjet lundrues tip “Gomone” me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës “Merkuri” dhe “Suzuki”.
2– Më datë 15.05.2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip “Skaf plastik”, me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës “Yamaha”, i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.
Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit Italian.
Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
Sigal