LAJM I FUNDIT/ Bllokimi i rrugëve nga PD, Policia procedon penalisht Lulzim Bashën dhe 12 deputetë (Emrat)

562
Një ditë pas protestës së opozitës, e cila bllokoi 5 pika kryesore të akseve rrugore në vend, ka nisur procedimi penal për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 12 deputetë të selisë blu. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për:
1-Lulëzim Basha
2-Arben Ristani
3-Oerd Bylykbashi
4-Gerti Bogdani
5-Flamur Noka
6-Eduart Halimi
7-Gent Strazimiri
8-Asllan Dogjani
9-Igli Cara
10-Kastriot Islami
11-Genc Pollo
12-Keltis Kruja
13-Edi Poloka

Po ashtu materialet i kaluan prokurorise edhe për disa protestues të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTE
Më datë 24.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Lulëzim Xhelal Basha, Sekretar Arben Petrit Ristani, deputetët Oerd Eqrem Bylykbashi, Gerti Jusuf Bogdani, Flamur Dalif Noka, Eduart Hazbi Halimi, Gent Hysen Strazimiri, Asllan Shaban Dogjani, Igli Latif Cara, Kastriot Selman Islami, Genc Stefanaq Pollo, Keltis Kujtim Kruja, Edi Antonin Poloka, sepse në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P.
Sigal