Sigal

Arben Çuko,Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve ka rënë në pranga. Çuko dyshohet se ka qenë i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti i tij dhe vendin ia zuri, Stefan Cipa.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në atë kohë thuhej se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.