Laç – Përmbytjet/ Humb jetën 48-vjeçari, dëmet e tjera të pallogaritshme

550
Sigal


Gazeta Telegraf/

 

Për shkak të reshjeve të
shumta te mbremjes se djeshme, në Laç ka humbur jetën banori Kol Menga, 48
vjeç.

Policia njoftoi se Kol
Menga, gjeti vdekjen në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e
Bushit”.


Nga hetimet e para,
rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, si pasojë e mbytjes në
ujë. 



Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Laç janë
angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me
grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në
çdo rast tjetër në nevojë.