Laboratorët mjekësorë, dhuratë për firmën klineteliste serbe

671
Sigal

Fakti/10 ditë më
parë, Ministri i Shëndetësisë i ka dërguar një letër “sekrete” shoqatës së
laborantëve, duke u kërkuar të pranojnë pazarin korruptiv që i fal mafies edhe
këtë pasuri kombëtare

 

Nis bllokimi i
skenarit “Beqja”, për t’i falur laboratorët mjekësorë një firme klienteliste serbe

 

Përparim HALILI

 

Çështja e
koncesionit të laboratorëve mjekësorë, tashmë është bërë fakt i pritshëm për
miratim të dhunshëm e të jashtëligjshëm prej kupolës së “Rilindjes”, propozuar si
koncesion prej ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, për t’ia dhënë falas si
shërbim me gjithë ndërtesa e pajisje, një firme serbe, të cilën ministri Ilir
Beqja dhe shefi i tij “kryerilindës” e fshehin pas inicialeve të një kompanie monitorimi
amerikane. Ky koncesion ka ndeshur në kundërshtimin dhe protestat e punonjësve
të laboratorëve mjekësorë, të cilët kanë kërkuar që ky shërbim të mos jepet me
koncesion tek të huajt, por të vazhdoj aktivitetin brenda strukturës shtetërore
të mjekësisë shqiptare. Mirëpo, ministri Beqja që i ka bërë qysh 2 vite më parë
pazaret, po vazhdon realizimin e këtij skenari me firmën serbe, mbështetur ky
pazar edhe me 2 VKM private të kryeministrit Rama. Për ta ligjëruar këtë
koncesion të pisët edhe me “vulën” e laborantëve mjekësorë shqiptarë, pas 1
viti nga ankesa e bërë, vetëm 10 ditë më parë, pra në datën 5 dhjetor 2016, kthehet
një përgjigje djallëzore me Nr. 5813 prot., më të cilën ministri Ilir Beqja i
kërkon kryesisë së shoqatës së laborantëve shqiptarë, të pranojnë se gjoja
sipas tij, “ky koncesion është zhvillues
për modernizimin e shërbimit laboratorik shqiptar në favor të shqiptarëve dhe
se këtë zhvillim, sipas ministrit Beqja… e bënë vetëm firma monopoliste serbe
”,
që do të jetë koncesionarja e përzgjedhur prej tij. Po çfarë thotë letra
djallëzore, që ministri Beqja i ka dërguar shoqatës së laborantëve, me të cilën
kërkon, që “punonjësit të binden e të
firmosin miratimin e këtij koncesioni”?

 

Ja
pjesë nga letra e ministrit Beqja, drejtuar shoqatës së laborantëve

 

Ministria e Shëndetësisë
e mirëpret letrën e Shoqatës së Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare
(SHTMLSH) si dhe inkurajimin që ajo i bën çdo nisme të Ministrisë së
Shëndetësisë për krijimin e standardeve më të mira profesionale në përputhje me
spitalet publike evropiane. Ministria e konsideron SHTMLSH-në një aktor të
rëndësishëm në sistemin shqiptar të shëndetësisë dhe do të donte të adresonte
shqetësimet e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëllim që çdo keqinformim të
mund të sqarohet. Bazuar në studimin e fizibilitetit, të hartuar sipas marrëveshjes
nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me
Ligjin Nr. 78 datë 16. 07. 2015 “Për
ratifikimin e marrëveshjes së shërbimit këshillimor financiar, ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria
e Shëndetësisë dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare
“, sqarojmë:

 

Ministri
betohet për “koncesion transparent”, por gjithçka është bërë skutave

 

 Ministria e Shëndetësisë e mirëpret tërheqjen
e vëmendjes nga ana e SHTMLSH-së në lidhje me transparencën. Ministria ka të
njëjtin angazhim për transparencën, kjo është dhe arsyeja, se përse Ministria
ka kontaktuar një grup të gjerë të ekspertëve të shëndetësisë dhe i ka ftuar
ata të ishin pjesë e këtij procesi. Një Komision Drejtues i përbërë nga
përfaqësues të disa ministrive, fondi i sigurimeve shëndetësore dhe specialistë
të njohur të laboratorëve kanë dhënë ekspertizën e tyre dhe kanë bërë
mbikëqyrjen e projektit që nga fillimi. Është ndërmarrë një analizë e
hollësishme e shërbimeve laboratorike që ofrohen në spitalet universitare dhe
rajonale, në mënyrë që Ministria dhe Komisioni Drejtues të kenë një panoramë të
qartë të pengesave që duhen kapërcyer për të përmirësuar cilësinë e kujdesit
shëndetësor, që qytetarët shqiptarë marrin përmes sistemit publik shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë i kërkoi Korporatës Financiare Ndërkombëtare, anëtare
e Grupit të Bankës Botërore, të angazhohet si këshilltare gjatë gjithë studimit,
si dhe të ndihmojë në zhvillimin e një procesi transparent tenderimi. Komisioni
Drejtues ka ndihmuar në këtë projekt që nga fillimi dhe ekspertët e
shëndetësisë në komision kanë sjellë gjykime dhe mendime specifike të shoqatave
të tyre në variantin përfundimtar të modelit të Partneritetit Publik Privat
(PPP).

 

Ministri
e pranon: Laboratorët do t’i bëjmë monopol serb

 

Laboratorët do
të jenë nën një sistem të vetëm administrimi (Shënim: monopol). Kjo pasi përmasat
e sistemit shëndetësor shqiptar, volumi i analizave të realizuara deri më sot
në laboratorët tanë, janë të tilla, që një administrim i unifikuar garanton një
përdorim efiçent të burimeve njerëzore, teknologjike dhe financiare. Laboratorë
të veçantë të shkëputur nga njëri-tjetri nuk mund të përballojnë hapin e
shpejtë të ndryshimeve në lidhje me kontrollin e cilësisë, standardet e
sigurisë dhe investimet, dhe ka shumë shembuj të qartë që efiçenca vjen nga
integrimi dhe koordinimi i përpjekjeve mes laboratorëve të shumtë ne një rrjet.
Ministria gjithashtu do të donte t’i përgjigjej pyetjes së SHTMLSH-së, nëse një
PPP do të krijonte apo jo një monopol. Ministria do donte të siguronte
SHTMLSH-në, që kjo nuk qëndron në këtë rast. Në formën e tanishme, siç është
sot, sistemi laboratorik publik nuk është një monopol. Dhënia me kontratë
PPP-je të menaxhimit dhe funksionimit të shërbimeve publike laboratorike nuk e
ndryshon këtë gjë. Ministria zgjodhi të punonte me IFC-në, për shkak të nevojës
për të përmirësuar cilësinë dhe gamën e shërbimeve laboratorike që ofrohen përmes
sistemit shëndetësor publik dhe modeli që kemi zgjedhur do t’i mundësojë
Ministrisë të arrijë këtë objektiv, duke siguruar në të njëjtën kohë që
shërbimet laboratorike të mbeten një pjesë kyç e sistemit shëndetësor publik.
Po kështu, PPP-ja nuk cenon interesat e ofruesve aktualë privatë të shërbimeve
laboratorike, siç sugjerohet nga SHTMLSH-ja. Laboratorët privatë, do të kenë
gjithmonë një rol të rëndësishëm për të luajtur. Ata do të vazhdojnë t’u
shërbejnë pacientëve, të cilët zgjedhin, ashtu si deri më sot, të kryejnë
analizat e tyre në laboratorë privatë dhe jo në sektorin publik. Kjo do të
thotë që PPP-ja nuk do të konkurrojë me laboratorët ekzistues privatë, sepse
nuk do të jetë i hapur për këdo që mund të kërkojë analiza laboratorike, por
vetëm për pacientët e shtruar në spitale, ata që paraqiten në urgjencat
spitalore, si dhe për ata që paraqiten nëpërmjet sistemit të referimit.

 

Punonjësit
hidhen në rrugë prej koncesionarit serb, ministri e mohon

 

Ministria beson
që punonjësit e shëndetësisë publike të vendit tonë kanë rëndësi kritike për
shëndetësinë në Shqipëri dhe e trajton shumë seriozisht situatën e mjekëve dhe
personelit laboratorik. Për të ofruar informacion më specifik për SHTMLSH-në
dhe anëtarët e saj, ju bëjmë me dije se mjekët e punësuar në laboratorët e
spitaleve do të vazhdojnë të kenë një kontratë me spitalet publike. Disa do të
punojnë në laboratorët që do të jenë brenda mjediseve të spitaleve publike dhe
do të drejtojnë procesin mjekësor të laboratorëve dhe disa të tjerë do të
punojnë me mjekët e spitalit për të interpretuar gjetjet laboratorike dhe
përmirësuar diagnozat. Teknikët laboratorikë do të punësohen nga kompania që do
të krijohet specifikisht për zbatimin e kontratës së PPP-së. Nivelet e
punësimit do të varen nga një numër faktorësh. Nga njëra anë, lista e analizave
që do ofrohen do të zgjerohet ndjeshëm dhe volumi i analizave që do të kryhen
do të rritet, gjë që do të
rrisë sasinë e punës
së kërkuar dhe numrin e punonjësve. Nga ana tjetër, për të pasur një shërbim
mjekësor të zhvilluar, Shqipëria duhet të ndjekë ritmin e përparimit të
teknologjisë Biomjekësore. Sigurisht që teknologjitë e avancuara kanë më shumë
përdorim të pajisjeve mjekësore dhe kjo mund të sjellë ulje të nevojës për orë
pune, qofshin këto të kualifikuara. Në vijim, gazeta “Telegraf do të publikojë
të plotë këtë letër të ministrit Beqja.

Petrit Vasili,
letër Kuvendit: Të bllokohet projekt-vendimi, që hedh në rrugë qindra punonjës
dhe rrit çmimet e shërbimit

 

LSI
kundër koncesionit të laboratorëve mjekësorë, mungon studimi i detajuar e
përfundimtar

 

Lëvizja
Socialiste për Integrim, dje i ka paraqitur një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë,
me këtë objekt: Të pezullohet financimi i projektit të partneritetit publik
privat për laboratorët spitalorë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kërkesës së
depozituar në Kuvend, Grupi Parlamentari i LSI-së argumenton, se përse një
procedurë e tillë duhet pezulluar. Argumenti kundërshtues që LSI kërkon
bllokimin e këtij koncesioni është fakti, se ministri i Shëndetësisë nuk ka paraqitur
një studim për këtë koncesion. Grupi i LSI-së, i referohet deklaratës së
Ministrit të Shëndetësisë, i cili deklaroi disa ditë më parë, se ka udhëzuar
një kompani të huaj për të kryer studimin. Ndërkohë që para daljes së studimit,
në buxhet parashikohet shifra e pagesës së koncesionit. Kërkesa e nënshkruar
nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, argumenton së pari,
 faktin që “Ministria e Shëndetësisë ka
kërkuar opinionin e një kompanie konsulence për fizibilitetin e projektit të
laboratorëve. Kompania përkatëse është ende në proces të diskutimit të detajeve
përfundimtare që lidhen me projektin, gjë të cilën ministri e ka bërë publike.
Pra, akoma nuk ka një përfundim të plotë dhe të detajuar të kësaj çështjeje”.
Pika e tretë e kërkesës së zotit Vasili, evidenton këtë
shkelje: “Në b
uxhetin e shtetit, mund të
miratohen për financim vetëm projekte për të cilët vlerësimi i shumanshëm i
tyre dhe procedurat e miratimit zyrtar të jenë përfundimtare. Një gjë e tillë,
siç duket qartë me projektin e mësipërm të këtij koncesioni, nuk ka ndodhur”.
Sipas kërkesës së bërë prej zotit Vasili, “fondi përkatës duhet të rialokohet brenda të
njëjtit program për projekte të tjera, sipas vlerësimit të Ministrisë së
Shëndetësisë”. LSI e ka kundërshtuar
edhe më herët projektin e Ministrisë së Shëndetësisë, për të dhënë me koncesion
laboratorët mjekësorë shtetërorë. Kjo
kërkesë e LSI-së, tashmë është shpallur publikisht në rrugë zyrtare, duke u
çuar për debat në parlament. Kundërshtimi i koncesionit të laboratorëve
mjekësorë, përbën rastin e tretë që LSI merr në mbrojtje grupimet sociale dhe
interesat kombëtare, duke kundërshtuar edhe ligjin e mbetjeve dhe
projekt-ligjin për rritjen e akcizës së gazit për përdorim të automjeteve.

 

 

Ja
çfarë fsheh ministri Ilir Beqja lidhur me koncesionin serb

 

Biznes
me 9.6 milionë analiza mjekësore në vit dhe me zhvatje të vlerës së rimbursimit

 

Tjetër
plan monopolizimi, do të jetë fakti, që asnjë qendër shëndetësore, spital,
klinikë, poliklinikë e shërbim tjetër mjekësor shtetëror, nuk do të ketë
laboratorë, por do të kalojnë me koncesion dhe çdo shërbim që ka qytetari në
këto qendra, më parë duhet të bëjë analizat vetëm në laboratorët e monopolit
koncesionar. Tjetër goditje, që do të japë koncesioni monopol është fakti, se 6
muaj pas marrjes së licencës me gjithë “fuqinë punëtore” brenda (laborantët),
koncesionari ka parashikuar të largojë nga puna afro 520 laborantë dhe 210
punonjës ndihmës, që punojnë aktualisht aty e që pas licencimit, kalojnë si
punonjës të koncesionarit, duke u shkëputur nga struktura shtetërore e
punësimit. Sipas skemës së centralizimit të analizave, me burim vetëm koncesionarin,
dalin jashtë loje 320 laboratorë të licencuar privat
ë,
që shërbejnë në gjithë vendin, 85% e të cilëve, sipas shoqatës së laborantëve,
kanë marrë kredi për të blerë objekte, pajisje e lëndë të para shërbimi.
Kujtojmë, që 210 laboratorë janë të mbyllur që prej vitit 1992 e në vazhdim për
shkak të braktisjes së shërbimit mjekësor në zona. Po kështu, në Shqipëri
ushtrojnë aktivitet 27 laboratorë pa licencë. Laboratorët aktual
ë,
qëllimisht janë lënë në degradim prej ministrisë së shëndetësisë duke u tjetërsuar
në qendra të cilat nuk bëjnë dot gjithë ekzaminimet që kërkojnë depistimet,
diagnostikimit dhe mjekimet e pacientëve. Qytetari, sipas monopolit është i
detyruar me adresë laboratori dhe me çmim, që të bëj analizat atje ku e dikton
monopoli, ndryshe nuk pranohet për trajtim në spitale, klinika e ambulanca pa
paraqitur “fletën” e analizave të bëra tek laboratori monopol. Ka një tregues i
cili pasuron pa asnjë pagesë blerje të këtij shërbimi dhe pa asnjë investim:
Monopoli analizave “gëlltit” 9.6 milionë analiza mjekësore në vit dhe vlerën e
rimbursimit. Sipas VKM nr. 80, datë 28 janar 2015, monopoli i analizave
mjekësore në laboratorët shtetëror të falur për firmën e huaj, shteti heq edhe
të drejtën e njohjes ligjore të rimbursimit financiar të shërbimit të
analizave.

 

Shteti vetëm 2.5% fitime në 10 vitet e para, pastaj 5%

 

Shteti
do të përfitojë vetëm 5% të koncesionit, privati do të përfitojë 45% të
fitimeve, ndërsa pjesa tjetër prej 50% e fitimit, sipas marrëveshjes, prej 10
vitesh, gjoja do të përdoret për investime në objekte e pajisje modernizimi të
laboratorëve, me të drejtë përsëritje në çdo 10 vite vetëm nga koncesionari,
privilegj që e përcakton VKM nr. 80, datë 28 janar 2015! Sipas skemës “Beqja”,
përflitet se edhe ai do të jetë një nga aksionerët e këtij koncesioni në masën
10%, asnjë spital publik nuk do të pranojë analiza nga asnjë laborator tjetër
privat, përveç analizave të bëra prej laboratorëve të këtij koncesioni. Kjo
përbën një goditje për biznesin privat.

 

Disa
pasoja të koncesionit të laboratorëve mjekësor
ë

 

1.     
Shkatërron sistemin laboratorik me
eksperiencë 70 vjeçare;

2.     
Shkatërron dhe nxjerr jashtë
përdorimit pasurinë laboratorike ekzistuese i pajisjeve dhe arkivës së
pacientëve;

3.     
Hedh në rrugë 590 specialistët dhe
1760 punonjësit e laboratorëve, të cilët sipas monopolit që zotëron si pronë
dhe shërbim, ka të drejtë të largojë nga puna, të ul
ë
pagat, të kërcënoj
ë e madje t’í detyrojë
ata, për të kryer edhe shërbim laboratorik sipas interesave të tij, në raste
krimesh njerëzore, mjedisore e ushqimore.

4.     
Vendos tarifa financiare analizash
monopol 3-12 herë më të larta, duke mos pasur asnjë kontroll nga shteti.

Ja emri dhe adresa e firmës Serbe, të cilës do t’i falet
koncesioni i laboratorëve mjekësorë

 

Adresa
për komunikim nga pala shqiptare që fal laboratorët është Milva Ikonomi me
detyrë Zv/ministre e Shëndetësisë të Shqipërisë, Bulevardi “Bajram
Curri”, Nr. 1 Tiranë, telefon: +355 4 23 76 178, Shqipëri. Ndërsa për
palën e firmës “International Finance Corporation (IFC)”, personi për komunikim
është Mr. Georgi Petrov Menaxher Rajonal, Shërbimet këshillimore në IFC, për
Partneritetin Publik Privat Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, me
adresë “International Finance Corporation (IFC)”, bulevardi “Kralja Aleksandra,
8611000 Beograd, Serbi, tel: (+381 11) 302375, Fax: : (-+38111) 3023 740.

Ja 6 abuzimet e ministrit Ilir Beqja, me koncesionin e
laboratorëve

 

1.      Klienti (Ministria e
Shëndetësisë), ka ngarkuar IFC-në dhe IFC ka pranuar të këtë detyrë si
këshilltar kryesor ekskluziv për ta ndihmuar në fazat e ndryshme të rishikimit,
strukturimit dhe zbatimit të Projektit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë
Marrëveshje, për prezantimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në ofrimin e
shërbimeve laboratorike publike që do të financojë, rehabilitojë dhe operoj
ë një rrjet të laboratorëve publikë në rajonin e
Tiranës dhe/ose Durrësit, sipas rastit.

2.      Klienti bën të gjitha
përpjekjet e nevojshme, që t’i japë mundësi IFC-së, stafit të saj dhe
Konsulentëve të Kontraktuar të IFC, që të kryejnë Shërbimet sipas kësaj
Marrëveshjeje dhe në veçanti, pa kufizim e pa kushte, do t’i sigurojë IFC-së të
gjithë informacionin për Klientin (Ministria e Shëndetësisë) dhe Projektin që
IFC mund të konsiderojë të nevojshëm.

3.      Do të lejojë ose ndihmojë për
marrjen e lejes për përfaqësuesit e IFC-së, përfshirë stafin IFC dhe
Konsulentët e Kontraktuar nga IFC-ja, të vizitojnë dhe inspektojnë vend-ndodhjen
e projektit dhe çdo ambient tjetër, përfshirë objektet mjekësore. dhe të ketë
akses tek pasqyrat dhe regjistrat financiare dhe te kenë mundësi, për të
kontaktuar punonjësit, menaxherët, auditi dhe agjentët e tyre.

4.      T’i siguroj IFC-së, stafit të
saj dhe Konsulentëve të kontraktuar nga IFC- ja (pa kosto) hapësirë për zyrë
tek të gjitha vend-ndodhjet përkatëse ku ndodhen objektet, së bashku me
shërbime sekretarie, logjistike dhe shërbime mbështetëse

5.      Të zg|edh një ose më shumë
objekte për projektin, ose në bazë të objekteve mjekësore ekzistuese, ose në
vende me akses dhe infrastrukturë të nevojshme (transport, energji dhe ujë), ku
klienti (Ministria e Shëndetësisë) ndërmerr alokimin e pronësisë së.tokës nga
autoritetet lokale, pa ia vënë në ngarkim pagesën koncesionarit privat (IFC),
nëse është e nevojshme dhe nëse kërkohet një studim fizibiliteti, të marrë
miratimin rregullator të këtij studimi fizibiliteti me shpenzimet e Klientit
(Ministria e Shëndetësisë).

6.      T’i përcjellë IFC-së menjëherë,
ato informacione të tjera që 1FC kërkon here pas here rreth klientit (Ministria
e Shëndetësisë) aseteve te tij, objekteve dhe Projektit.