Ky qytet në Shqipëri po shkatërrohet nga papunësia e emigrimi, popullsia e saj drejt zhdukjes

672
Çiftet e reja nuk po lindin më fëmijë dhe mjekët thonë se shkak për një situatë të tillë është emigracioni dhe varfëria.
Janë më të rinjtë e qytetit të Fierit. I brishtë dhe njëkohësisht fuqiplotë, brezi i ri po vjen i zvogëluar në numër nga viti në vit.
Dhoma e bebeve në maternitet po pret gjithnjë e më pak foshnje të porsalindura. Gjysma e këtyre vogëlushëve janë të fundit në familje. Nënat duket se kanë vendosur të mos lindin fëmijë të tjerë. Shkak thonë se eshtë mungesa e të ardhurave dhe pasiguria ekonomike.
Në plan aftagjatë numri i lindjeve në Fier ka pësuar rënie drastike krahasuar me një dekadë më parë. Mjekët gjinekologë thonë se shifrat tregojnë qartë atë që quhet plakje e popullsisë. 
Plakja e popullsisë ka shfaqur pasojat e para në Fier 2 vitet e fundit. Shifra alarmante u raportuan 2 javë më parë me nisjen e vitit të ri shkollor ku sistemit parauniversitar i mungojnë plot 12 mijë nxënës krahasuar me vitin e kaluar. DAR po shqyrton dokumentacionin e shpërnguljeve të nxënësve për të nxjerrë përfundime zyrtare mbi shkaqet e largimit. Mendohet se 50 % e të larguarve janë për shkak të emigracionit. E njëjta dinamikë paqsyrohet edhe në numrin e lindjeve ku pasiguria ekonomike dhe emigracioni kanë sjellë plakjen e popullsisë.
Sigal