Ky është mitralozi me të cilin u vra në Lazarat oficeri i RENEA-s

848
Ibrahim Basha është vrarë me një mitraloz të tipit “Gulinov”. Është kjo përgjigja e balistikës pas ekzaminimit të armëve të përdorura nga grupi i zjarrit.
Basha u godit nga një plumb në kokë i cili shpoi edhe kaskën helmetën mbrojtëse duke humbur jetën menjëherë. Veç tij në 24 qershor u plagosën edhe dy efektivë të tjerë. Armët u gjetën në një pus uji të fshatit ku ishin fshehur pas përleshjes me policinë.
Sigal