Ky është i riu shqiptar që vdiq në aksident, për pak ditë mbushte 21 vjeç

560
Ky që shihni në foton më poshtë është 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën të hënën e 6 Shkurtit në një aksident rrugor në Carpi të Italisë. Ai humbi jetën në një spital në Modena.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Ermir Blushajn.
I riu drejtonte një kamionçinë, ndërsa është përplasur me një mjetin tim ‘BMW’ që drejtohej një rumun, 25 vjeçar.
Shqiptari punonte si pjesë e logjistikës në provincën e Parmës. Hetimet e para zbuluan se shkak i këtij aksidenti ka qënë mosrespektimi i rregullave rrugore e shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin dy automjetet.
Blushaj jetonte në komunën e San Polo di Torrile së bashku me familjen e tij. Do të festonte 21 vjetorin më 20 shkurt, pra per pak ditë.
Sigal