Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Trepçën

529
Sigal

Me 82 vota pro, 12 abstenime dhe asnjë votë kundër,
Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur, ka miratuar në parim Projektligjin për
Trepçën.

Me kërkesë të grupit parlamentar
të LDK-së, Kuvendi hoqi të gjitha pikat tjera të rendit të ditës, duke e lënë
si pikë të vetme projektligjin për Trepçën, i cili po sot do të shkojë në lexim
të dytë në një seancë të veçantë. Por me këtë nuk u pajtuan vetëm deputetët e
lëvizjes VV,  të cilët e quajtën të papranueshëm votimin e projektligjit
me procedurë të përshpejtuar. E kërkesë për heqjen në tërësi të këtij
projektligji nga rendi i ditës  kishte Sllavko Simiq nga Lista Serbska,
kërkesë kjo e cila nuk  kaloi, pasi që nuk i mori votat e duhura nga
deputetët e kuvendit.

Kryeministri i Kosovës Isa
Mustafa i cili prezantoi dhe arsyetoi projektligjin për Trepçën tha se
Projektligji për Trepçën është një ligj i rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe
se prona e Trepçës, me këtë ligj mbetet pronë e Kosovës.

Mustafa: me këtë Ligj, Trepça
mbetet pronë e Kosovës

 

 “Me këtë projektligj
synojmë të hapim të ardhmen e Trepçës, e asessi ta rikthejmë të kaluarën e
Trepçës. Për përgatitjen e këtij ligji, janë shfrytëzuar përvojat  nga
vendet dhe rastet e ndryshme për të gjetur një zgjidhje e cila ndihmon zhvillimin
ekonomik e cila respekton kriteret e ekonomisë së tregut dhe e cila mbron
interesat e punonjësve, përkatësisht minatorëve të Trepçës. Ligji përcakton
qartë se resurset minerare, janë pronë e republikës së Kosovës. Prandaj me këtë
ligj prona e Trepçës mbetet pronë e republikës së Kosovës. Ndërkaq shfrytëzimi
i resurseve minerale, bëhet në bazë të licencës për hulumtim dhe zhvillim të
lëshuar në përputhje me ligjet e republikës së Kosovës. Trepça sipas këtij
ligji do të organizohet si shoqëri aksionare, në të cilën aksionar kryesor do
të jetë Qeveria e republikës së Kosovës me 80 për qind të aksioneve dh e 20 për
qind do të jenë aksione të punonjësve të Trepçës”, tha ai.