Kushtetuesja zbardh vendimin për Elvis Rroshin, Nishani 48 orë kohë për dekretimin e zgjedhjeve

439
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin mbi kërkesën e ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij nga detyra. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se: ‘nuk jemi në rastin kur shqyrtojmë vendimin e qeverisë’.
Votimi i gjyqtarëve ka qenë unanim, 8-0. Pro shkarkimit të Rroshit si kryebashkiak dhe rrëzimit të kërkesave që ai kishte bërë kanë votuar gjyqtarët: Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Fatos Lulo.

Në vendimin prej 11 faqesh, argumentohet se përse vendimi i KQZ-së dhe ai i Këshillit të Ministrave për shkarkimin është kushtetues. Sipas Gjykatës Kushtetutës, Presidenti Nishani ka 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Kavajë, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.
vijon
Sigal