Kushtetuesja “rrëzon” kërkesën e Frrokut

54
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetit Mark Frroku për shfuqizimin e masë së arrestit me burg, ndërsa avokatët kanë paralajmëruar dërgimin e çështjes në Strasburg. Vendimi është zbardhur me 11 shtator nga Gjykata Kushtetuese në të cilën argumentohej se vendimi i Gjykatës së lartë ishte i drejtë. Masa e sigurisë ndaj deputetit Frroku, u dha nga Gjykata e Lartë pas arrestimit për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel. Avokatët e deputetit kristiandemokrat, pretenduan rrëzimin e masës së arrestit, me faktin se Prokuroria e Përgjithshme kishte gabuar kur në dosje kishte shtuar edhe dy akuza të tjera, atë të fshehjes së pasurisë apo pastrimit të parave.