“Kush qan me mua është unë”, Flori Mumajesi jep mesazhin e ndjerë pas tërmetit tragjik: Ra barriera ‘ne’ dhe ‘ata’

586
Sigal

Pas  tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 tetorit, kanë vijuar reagime të shumta  nga emra  të njohur të ekranit shqiptar.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtari i njohur, Flor Mumajesi ka reaguar me një status pas balanceve të frikshme që kanë çuar në 26 numrin e viktimave dhe 650 numrin e të plagosurëve, ku pas ndihmave dhe mbështetjes që na dha Kosova, ai thotë se nuk duhet të ekzistojë pika kufitare me Kosovën.

Sot ra  pika  kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia  vënë vet flakën. Kujt i hyn në punë pika kufitare  në një korridor shtëpie?”-shkruan Flori.

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.