“Kush kalon semaforin me të kuqe të gjobitet nga policia 400 mijë lekë”

49

“Për të gjithë ata që do të kalojnë semaforin me të kuqe me automjetet e tyre duhet të gjobiten 400 mijë lekë të vjetra nga policia rrugore.
 
Kështu deklaroi sekretari i Ministrisë së Transporteve, Edi Seitaj, ndërsa ishte në një seancë dëgjimore në Komisionin e Integrimit.
I pyetur nga deputetët e mazhorancës mbi rritjen e gjobave, Seitaj tha se kjo nismë nuk synon rritjen e arkëtimeve por vetëm uljen e numrit të aksidenteve.
 
“Ne si ministri kemi menduar se 10 fishimi i gjobës do sjellë ndërgjegjësim, gjobat për kalimin me semafor të kuq të shkojë në 400 mije të vjetra”, deklaroi Seitaj.
 
Por për deputetn e mazhorancës Arta Dade, ky ligj është shumë i vështirë për tu zbatuar.
 
Në Komisionin e Integrimit do të jenë për seancë dëgjimore çdo ministër, për të mësuar më shumë për punën që po bën çdo ministri, si pjesë e reformave të kërkuara nga Komisioni Europian.
 
Nën kryetari i këtij Komisioni, Taulant Balla tha se në axhendë për seancat dëgjimore do të jenë ministrat që kanë lidhje dhe me progres raportin e KE. Balla i bëri thirrje opozitës të jetë pjesë në këto seanca dëgjimore.