Është dhunuar një i dënuar në burgun e Fushë Krujës, i identifikuar si Adriatik Lala.

Dyshimet janë se Lala mund të jetë dhunuar nga ana e policisë, dhe ka pasur hematoma në kokë.

Agron Babasi dhe Ervis Beshi polic të grupit të gatshëm të burgut të Fushkrujës janë akuzuar nga vetë i dënuari Adriatik Lala nga Durrësi se e kanë dhunuar në mënyrë ç’njerëzore.

I dënuari i dhunuar në mënyrë makabër ka lajmëruar familjen pasi është ndjerë tepër i rrezikuar dhe në gjendje të rëndë.

Lala ka qenë i dënuar për disa akuza që kanë të bëjnë me vjedhjen.