Kush është “Pipo” dhe “Loli i verës”, kokat e grupit të kokainës

928
Sigal

Detaje të reja zbulohen nga operacioni “Laboratori”, ku u sekuestruan 1800 gram heroinë dhe 200 gram kokainë. Koka e grupit ishte 30-vjeçari Florian Nurja i cili njihet me pseudonimin “Loli i verës”.

Ai bashkëpunonte me 27-vjeçarin Pieraldo Pelushi i njohur edhe me pseudonimin Pipo. Te dy këta persona kishin përshtatur një apartament në ‘rrugën e Kavajës’ ku përpunonin lenden narkotike dhe e ndanin në doza m të vogla dhe më pas ua shpërndanin shpërndarësve të dorës së dytë.

Policia në baze te informacioneve i gjurmoi dhe i ndaloi në rrugë duke udhëtuar me një automjet brenda të cilit u gjeten 4 peshore elektronike. Pas kontrollit të banesave u zbulua dhe lënda narkotike.

Në pranga ranë dhe 3 persona të tjerë që kishin dijeni se në apartament përpunohej drogë, por nuk e kishin denoncuar këtë në polici.

Vijojnë hetimet për zbulimin e gjithë rrjetit. Ky grup heroinën dhe kokainën e shpërndanin në Selitë, ‘rruga e Kavajës’, në zonën e ish parku, Kombinat dhe Yzberisht, pasi aty kishin dhe pikat e tyre te kontaktit.