Kush është djali i dëshpëruar që tentoi të ndalte avionin sot në Rinas

576
Një 17-vjeçar nga Puka ka bërë një përpjekje të dëshpëruar sot për t’u larguar jashtë vendit. Ai ka hyrë në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit duke vrapuar drejt avionit të parë që ishte gati për fluturim. Por ai është neutralizuar direkt nga forcat e sigurisë pa mundur dot t’i afrohet ndonjë avioni.
Po kush është i riu që u fut në mes të pasagjerëve për t’u futur në avion? Ai është Eduard Gega, 17 vjeç nga fshati Lumardh i bashkisë Fushë Arrëz. Mësohet se adoleshenti jeton në kushte të vështira ekonomike, në një familje shumë të varfër të kësaj zone, pjesëtarët e së cilës nuk kanë asnjë të ardhur.
I riu u ndalua sot pasi kishte çarë rrjetën e pistës në përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria në një prej vendeve të Bashkimit Europian e më pas do të gjente një zgjidhje për të shkuar në Britaninë e Madhe. Lutjet dëshpëruese të tij nuk ia ka kursyer as policit që e ka ndaluar bashkë me personelin e sigurisë së aeroportit.
“Të lutem, më lër të hipi në avion. Dua të shkoj në Angli!”, i ka thënë adoleshenit nga Fushë-Arrëzi efektivit kur po i vendoste prangat në duar. Por përpjekja e tij e kotë ka përfunduar shumë shpejt dhe i riu është shoqëruar në polici.
Sigal