Kush është Bashkim Brahimaj, 42 –vjeçari që i vihet tritol për herë të tretë

58
Bashkim Brahimaj i shpëtoi për herë të tretë një atentati me tritol. Poshtë makinës së tij, një Mercedes Benz fuoristradë, ai gjeti një pako me 200 gr tritol. E pikasi pakon e dyshimtë kur po hipte në makinë bashkë me vajzën që po e dërgonte për në shkollë. Në gusht të vitit 2013 ai i shpëtoi sërish një atentati me tritol. Lënda plasëse që i ishte vënë makinës së tij nuk shpërtheu.
42 –vjeçari është vëllai i Isuf Brahimajt që u vra në një atentat me eksploziv në makinën e tij fuoristradë duke udhëtuar në rrugën Transballkanike në gusht të vitit 2014. Isuf Brahimaj ka qenë i dënuar për trafik droge në Belgjikë. Policia dyshon se vrasja e tij ka lidhje me trafikun e narkotikëve.
Dy vëllezërit Brahimaj kishin ndërtuar një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë. Në vitin 2015, me vendim gjykate hoteli me vlerë 1.5 milionë Euro u sekuestrua pas dyshimeve se ishte ndërtuar me të ardhura nga trafiku i narkotikëve.
Bashkim Brahimaj njihet edhe me emrat Ermal Memo dhe Ermal (Brahimaj) Bajrami. Ai, së bashku me vëllain e tij të ndjerë, kanë patur precedentë penalë në disa vende të europës, si Itali e Holandë, ku janë proceduar për trafik droge.