Kush është babai i dy fëmijëve që vrau të dashurën dhe veten

504
Personi që shihni në foto është 32-vjeçari Drini Dervini, i cili në rrethana ende të paqarta vrau Ermira Arapi Dushi, me të cilën raportohet se kishin një lidhje intime, jashtëmartesore.
Pas identifikimit, policia sqaroi se viktimat ishin të martuar dhe kishin krijuar familjet e tyre përkatëse.
Nga martesat ata kishin edhe fëmijë. Mësohet se Drini Derveni kishte dy fëmijë me bashkëshorten e tij, B. Derveni.
Ndërsa Ermira ishte nënë e një vajze 6 vjeçe. Ajo jetonte bashkë me kunatën dhe punonte shitëse në një dyqan perdersh në Fier, vend ku dyshohet se edhe janë njohur bashkë. Ndërkohë që burri i saj ishte emigrant në Greqi, aty mbante edhe vajzën 6 vjecare, pasi kishin si synim ta shkollonin jashtë Shqipërisë.
Ngjarja
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë vënë re trupat e pajetë brenda automjetit rreth orës 11:30. Fillimisht është menduar se dy të rinjtë ishin familjarë dhe se mund të ishin ekzekutuar nga persona të tjerë.
Pas mbërritjes së Policisë dhe këqyrjes së vendit, ngjarja dyshohet si vrasje dhe më pas vetëvrasje. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se dallohet qartë që viktima Drini Derveni, pasi ka qëlluar me armë vajzën, ka vrarë edhe veten.
Policia konfirmoi se 32- vjeçari në çastin që viktimat janë gjetur në makinë, mbante në dorë një pistoletë të tipit “TT”.
Sipas ekspertëve në vendngjarje, edhe pse ende nuk ka dalë ekspertizë mjekoligjore, të dhënat tregojnë se Derveni e ka qëlluar pas koke të dashurën e tij dhe fill pas kësaj ai ka puthitur tytën e pistoletës në anën e djathtë të kokës, duke u vetëvrarë.
Sigal