Kush e mbanë peng gjykimin në apel të “Duty Free Shop” në Rinas

150

 

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit është një nga skandalet që ka përfshirë qeveritë shqiptare pas viteve ’90 ku filloi të lulzoi edhe ekonomia e tregut. Kushtet e kontratës kanë bërë që shqiptarët të kenë tarifat më të larta të udhëtimeve, jo vetëm në rajon por ndoshta edhe në botë. Kjo ka bërë që shumica e shqiptarve të gjejnë si rrugë më të lirë, fluturimin nga vendet fqinjë. Por bashkë me problematikën e kësaj PPP-je ka lindur edhe ajo e Menaxhimit të ambienteve dhe dyqaneve që funksionojnë në shërbim të udhëtarëve dhe klientëve që qarkullojnë në TIA. Pikërisht ky menaxhim i lokaleve, ku qarkullojnë shuma të konsiderueshme, të dukshme dhe të padukshme e ka futur në një kaos të vërtetë aktivitetin dhe palët e interesuara. Këto palë të interesuara tashmë kanë dalë nga ambjentet e e godinës së TIA-s dhe janë shpërndarë nëpërmjet broshurave joshëse në media dhe rrjetet sociale të ushqyera dhe furnizuara me energjitë e lokaleve dhe dyqaneve të shërbimit brënda TIA-s. Madje një pjesë e tyre janë  “borxhlinj” dhe zullumet e tyre nuk i lanë dotë  as deti i Durrësit, as liqeni i Shkodrës  dhe aq më keqe ai i Tiranës dhe Prishtinës. Por le ti kthehemi situatës që është bërë objekt i këtyre ditëve në lidhje me menaxhimin e ambienteve të shërbimit të “Duty Free Shop” në Rinas. Sipas një analize të SYRI.net thuhet se : “Në fund të vitit të shkuar, TIA vendosi të hapë një tender ndërkombëtar për shpërndarjen e licencave të kompanive që operojnë në fushën e “Duty Free Shop”, në të cilën aplikoi përveç kompanive ndërkombëtare edhe një kompania vendase. Sipas informacioneve të siguruara nga SYRI.net, në datë 22.02.2019  është shpallur fituesi paraprak i tenderit të TIA dhe vendimi ka shkuar në favor kompanisë së njohur polake “Baltona” që operon në fushën e Duty Free. Pas këtij informacioni, kompania shqiptare “Albania Dutty Free Distribution”, i dërgon një letër “Tirana Airport Partners” ku i kërkonte që të bënte publik fituesin e tenderit. Situata rëndohet më shumë  dhe afera  zgjerohet edhe më tej kur në datë 03.06.2019 sigurohet një tjetër informacion  ku rezulton se tashmë fituese e tenderit nuk ishte kompania polake, por ishte përzgjedhur një tjetër kompani fituese duke iu referuar ofertës financiare, të dhënë sipas tyre në datë 8 maj 2019 për tenderin e Duty Free”, nënvizon syri.net. E në këto kushte palët ju drejtuan organeve të drejtësisë , ku secila palë ka paraqitur kërkesat e saj. Por ccështja vazhdon të mbetet ende pezull në Gjykatën e Apelit Tiranë pasi njëra prej anëtareve të trupit gjykues ka kërkuar dorheqjen, pasi e ka shqyrtuar njëherë këtë çështje kur ishte pjesë e trupës gjyqësore të shkallës së parë po në Tiranë. Gjyqtarja Elbana Lluri i ka dërguar 5  kërkesa për dorheqje nga trupi gjykues, kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Ritvan Hado,  por ky i fundit nuk e ka miratuar. Madje  këto  ditë është bërë edhe një kërkesë e gjashtë për dorheqje nga trupi gjykues, kërkesë që i është drejtuar  përsëri kreut të Apelit Ritvan Hado dhe pritet vendimi i tij. E nëse Hado do të vazhdoj të mos miratojë dorheqjen nga trupi gjykues të kërkuar nga  gjyqtarja Lluri, çështja ndërlikohet dhe situate futet në një tjetër vorbull, për të cilën aludohen  dhe flitet  për lidhjet dhe miqësit e Hados me palët e proccesit. Madje thuhet se për shkak të lidhjeve dhe miqsive të vjetra në shumë vendimarrje, një personi me pozit në këtë institucion i janë ofruar  shuma të majme.  Gjithsesi kjo pritet të verifikohet pas vendimit të  kryetarit të Gjykatës së Apelit Ritvan Hado për të miratuar dorheqjen nga trupi gjykuës të njërës prej anëtarëve Elbana Llurit pas kërkesës së sajë të gjashtë