“Kurum” të rikthejë 4 HEC-et e privatizuar dhe 3.9 miliardë lekë gjoba e fonde publike, të falura në vitin 2014

498
“Skandalet e pa ndëshkuara”, denoncim i publikuar në “Telegraf”, në datën 16 korrik 2016 
– KLSH ka zbuluar abuzimin: 21 muaj pas privatizimit, “Kurum” është financiar me 853 milionë lekë investime për HEC-et Ulzë-Shkopet
Me shitjen/privatizimin e kёtyre hidrocentraleve, kjo sasi do tё rritet edhe rreth me 0.5 miliardё KWH nё vit ose 1.2 deri nё 1.33 herё mё shumё, ndaj sasisё sё energjisё elektrike qё blihet/importohet pa kryer kёtё privatizim. Pёr tё blerё kёtё energji elektrike shtesё, buxheti i shtetit do tё paguaj mё shumё 30 milionë euro çdo vit, duke filluar që nga viti 2013 dhe do tё ndodh kёshtu, pёr shumё vite tё tjerё. Qeveria arkёtoi 110 milionё euro, nga privatizimi i kёtyre hidrocentraleve dhe nё rastin mё tё mirё pёr 44 muaj do ta nxjerrë/paguajë kёtё shumё eurosh prej Buxhetit tё Shtetit. Buxheti i shtetit dhe shqiptarёt, po paguajnё humbjen prej 30 milion euro për çdo vit, mbasi firmës mafioze “Kurum” iu shitën (iu falën) këto 4 HEC-e. Kompania “Kurum” është gjobitur dy herë nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) për aktivitet shkrirës e përpunues të hidrokarbureve pa certifikatë prodhimi, pa asnjë të dhënë, dhe sipas verifikimeve në shkelje të plotë të parametrave teknikë e mjedisorë. Eshtë gjobitur edhe nga Ministria e Mjedisit, nga Drejtoria e Tatim-Taksave dhe doganave. Por çuditërisht nuk ka paguar asnjë gjobë. Ka edhe gjoba në vlera të mëdha, të cilat “Kurum” nuk i ka paguar e, madje i janë falur prej shtetit. Gazeta “Telegraf”, po publikon disa nga 84 gjobat që ka pa shlyer “Kurum”, 72 prej të cilave nuk i ka paguar, duke mos iu kërkuar nga shteti shqiptar, ose duke iu falur. Po flasim konkretisht. “Kurum” është gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) me 7 milionë lekë në datën 2 prill 2014, me nr. gjobe 118, mbasi ushtron aktivitet pa certifikatë prodhimi për të dhënat e pikës së flakërimit në shkrirje, për të dhënat e përqindjes së squfurit, për pikën e flakërimit minimal për përqindjen maksimale të përqindjes së squfurit, për mos matje të tyre për shkak të mungesës së aparateve matës teknologjikë. Po në datën 20 gusht 2014, me gjobë nr. 5616 “Kurum” është gjobitur përsëri nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) në vlerën 100 milionë e 66 mijë lekë, për të njëjtat shkaqe si në gjobën e datës 2 prill 2014. por nuk i ka paguar këto gjoba, duke iu zhdukur edhe “”letrat”nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT)! Vazhdojmë më tej, me skandalin, që shtetit i ka falur kompanisë “Kurum” gjoba ne vlera gjigande me shkresa zyrtare, madje për krime financiare që ka bërë me detyrimet fiskale ndaj shtetit, duke falsifikuar faturat e prodhimit, importit, eksportit, shitjes dhe furnizimit me lëndë të parë skrap. Po flasim konkretisht. Në listën zyrtare të subjekteve të gjobitur nga shteti, të cilët nuk kanë shlyer gjobat është futur edhe “Kurum”, duke e përfshirë në Ligjin Nr. 39/2014, miratuar në Parlamentin Shqiptar, në datën 17. 04. 2014. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit Nr. 106/1 prot., datë 13.02.2015, ka ushtruar auditim në “KESH-sha”, për projektin “Fuqizimi i programit të sigurisë së digave”. Në përfundim, me shkresën Nr. 106/9, datë 08.06.2015, ka përcjellë në KESH konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimit Nr. 71, datë 08. 06. 2015 të Kryetarit të KLSH-së. Nga auditimi i KLSH-së, u konstatuan një sërë problematikash dhe shkeljesh të kryera nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit në KESH sha, si më poshtë: Në muajin Mars 2013 (gjatë periudhës së implementimit të projektit), HEC-et Ulzë e Shkopet, të ndërtuara në lumin Mat, u privatizuan duke i kaluar një kompanie private 100% të aksioneve, të cilat më parë zotëroheshin nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Nga auditimi i rregullshmërisë dhe ligjshmërisë së pagesave të bëra nga fondet e donatorëve, rezultoi se nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), deri më datë 31.12. 2014, ishin kryer një sërë pagesash për blerje pajisjesh dhe instalime në favor të HEC-it të Ulzë-së dhe Shkopet-it, të cilat në vlerë totale shkonin në 85,396,083 lekë. Më konkretisht, për HEC-in e Ulzës ishin paguar gjithsej 67,990,573 lekë (31,996,511 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 35,994,062 lekë për instalime), ndërsa për HEC-in e Shkopet ishin paguar gjithsej 17,405,510 lekë (8,609,873 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 8,795,637 lekë për instalime).
Sigal