“Kurum”, prej 12 vitesh po mashtron 84 punonjës të Fabrikës së Oksigjenit për pagat e sigurimet

152
Gazeta “Telegraf” e kërcënuar shkresërisht me gjyqe, prej kompanisë turke “Kurum”, po i kujton kësaj kompanie, se veprimtaria e saj si “shoqëri tregtare” është e zhytur në skandale, afera korruptive, përfitime me shkelje ligji, me “bakshishe në xhepa” shtetarësh e komisione tenderësh dhe koncesionesh, me evazion fiskal, kontrabandë hekuri e skrapi dhe mashtrim punonjësish, fshehje prodhimi, fatura false furnizimi e tregtimi, me bordero pagash fiktive e sigurime minimale fiktive dhe shumë zullume të tjera që gazeta i ka investiguar e faktuar tashmë dhe që do t’i publikoj përditë. I bëjmë me dije drejtësisë e shtetit shqiptar, institucioneve ligj-zbatuese e veprimtaria kontrolluese të mos pranojë që “Kurum” t’u “saldojë gojën” me hekur, por të veprojnë duke i dhënë fund heshtjes mbi 20 vjeçare përballë krimeve që ka bërë e po vazhdon të bëjë kjo kompani që po vepron me ekonominë shqiptare si të jetë “sulltanat” i saj! Investigimi disa mujor që kemi bërë për veprimtarinë e “pashallëkut” me emrin “Kurum”, provon se abuzimet e kësaj kompanie në Shqipëri janë më të larta se mali i skorjeve të skrapit e mbetjeve plastike kancerogjene të skrapit që ka krijuar buzë lumit Shkumbin, të cilat i hedh përditë në rrjedhën e lumit. Madje janë më zeza se shtëllungat e tymit helmues me të cilin nxin mjedisin, florë, faunën dhe karbonizon mushkëritë e 434 mijë banorëve të qarkut Elbasan e të kujtdo që shkon në këtë zonë, madje edhe të të burgosurve të burgut të Bradasheshit, të cilët pas mesnate, kur “Kurum” stakon filtrat, përjetojnë një tmerr helmues.
Fakti/ 84 punonjës të mashtruar prej 12 vitesh
Sot po publikojmë një skandal tjetër, që ka lidhje me 84 ish-punonjës të Fabrikës së Oksigjenit, të cilët janë hedhur në rrugë pas marrjes së kësaj fabrike me koncesion 30 vjeçar prej “Kurum”, punonjës të cilët me listë emërore u hodhën brenda ditës në rrugë, si viktima të një marrëveshjeje që “Kurum” bëri me ish-qeverinë “Nano”, sipas Vendimit Nr. 594, datë 28. 08. 2003, marrëveshje e bërë totalisht në shkelje të ligjit, mbasi kjo fabrikë gjigande iu dha me paracaktim (“Kurum” e kishte zaptuar më parë këtë fabrikë dhe e përdorte në mënyrë pirate). Ish-qeveria “Nano” ia dha në përdorim pa detyrim financiar, me një Marrëveshje Koncesioni të Formës “ROT”, nënshkruar në datën 28. 08. 2003 prej shoqërisë “Kurum International” sh.p.k. nga zoti Zeki Kaya, me autorizim të presidentit të “Kurum International” zotit Hasmet Kurum, nga zoti Arben Ahmetaj, me detyrë ish-Zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë (MIE), ngarkuar për nënshkrim me Autorizimin Nr. 4093, datë 07. 07. 2003 dhe nga zoti Ilir Ciko me detyrë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë (MIE), ngarkuar për nënshkrim me Autorizimin Nr. 5292, datë 03. 07. 2003 të Ministrit të Industrisë dhe Minierave. Çfarë ndodhi? Sipas marrëveshjes koncesionare “ROT”, kompania “Kurum” ishte e detyruar që 84 punonjësve që hodhi në rrugë, t’u paguante për 18 muaj pagat në masën që i kishin në bordero dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore sipas kategorisë së pagave. Kanë kaluar12 vite dhe zyrtarisht, rezulton se kompania “Kurum” nuk u ka paguar pagat këtyre ish-punonjësve, madje as sigurimet shoqërore e shëndetësore. Pa komentuar këtë fakt, po publikojmë listën emërore të 84 punonjësve të ish-fabrikës së Oksigjenit në Elbasan, të hedhur në rrugë e të mashtruar prej kompanisë “Kurum-Efendi”, siç ka bërë edhe me shumë punëtorë të tjerë, të cilëve nuk u ka paguar sigurimet shoqërore, ose ua ka paguar me pagën minimale zyrtare që është vendosur me ligj në Shqipëri, paçka se ata realisht në borderonë ilegale të “Kurum” paguhen nga 50, 60, 70 e deri në 80 mijë lekë të reja në muaj, por me borderonë që shkon tek tatimet, sigurohen sipas pagës minimale zyrtare prej 22 mijë lekësh në muaj, ose sipas Vendimit Nr. 77, datë 28. 01. 2015, duke paguar për çdo punonjës të borderosë abuzive shuma minimale mujore të kontributeve në vlerën 6138 (gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë lekë të reja). Sipas marrëveshjes së miratuar me VKM nr. 594, datë 28. 08. 2003, kompania “Kurum” duhej të njoftonte çdo muaj Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë si Operatorin shtetëror të Autorizuar për zbatimin e marrëveshjes, duke i bërë të ditur shkresërisht shlyerjen e pagave dhe sigurimeve shoqërore e shëndtësore të këtyre punonjësve.
Lista me 84 emrat e punonjësve të Fabrikës së Oksigjenit-Elbasan, që “Kurum” duhej t’u shlyente pagat dhe sigurimet për 18 muaj
1. Natasha Haxhillari, nxhiniere teknologe
2. Lumturi Mushi, nxhiniere mekanike
3. Fatmir Qosja, inxhinier elektrik
4. Lefteri Dedja, ekonomiste
5. Dafina Subashi, sekretare-pastruese
6. Arben Sula, punëtor
7. Todi Belshi, Kryeteknolog
8. Dalip Hasko, teknolog i parë
9. Fatri Lufta, teknolog i parë
10. Ardjan Sulejmani, teknolog i parë
11. Luftar Subashi, teknolog i dytë
12. Xhevahir Hoxha, teknolog i dytë
13. Halim Halili, teknolog i dytë
14. Albert Bejleri, teknolog i dytë
15. Agim Boçi, kompresorist ajri
16. Mustafa Zeka, kompresorist ajri
17. Skënder Stafa, kompresorist ajri
18. Njazi Sejdini, kompresorist ajri
19. Spiro Nako, kompresorist oksigjeni
20. Sofie Nako, kompresoriste oksigjeni
21. Jeta Shuli, kompresoriste oksigjeni
22. Bexhete Sala, kompresoriste oksigjeni
23. Leonard Gurre, pompist, kompresorist azoti
24. Liljana Eski, pompiste, kompresorist azoti
25. Loreta Toçi, pompiste, kompresorist azoti
26. Gure Balla, pompiste, kompresoriste azoti
27. Nazmie Muça, elektriciste nënstacioni
28. Demir Samarxhiu, elektricist nënstacioni
29. Fanie Bodurri, elektricist nënstacioni
30. Argjiro Murataj, elektricist nënstacioni
31. Filloreta Marku, laborante
32. Sotir Shukle, mekanik
33. Isa Dika, mekanik
34. Ilirjan Moli, mekanik
35. Veniamin Peligriu, mekanik
36. Nikollaq Risto, kipist
37. Avni Peposhi, saldator
38. Beqir Polisi, shofer
39. Fatos Shqerra, mekanik
40. Dhimitraq Kote, kompresorist
41. Pirro Jani, kompresorist
42. Ymer Karina, kompresorist
43. Natasha Gusmari, ekonomiste
44. Bukurie Haxhiu, teknologe
45. Albina Trebicka, teknologe
46. Zyra Doçi, teknologe
47. Vjollca Nako, kompresoriste
48. Jalldyz Dardha, kompresoriste
49. Naxhifer Zharri, teknologe
50. Suzana Boduri, teknologe
51. Mimoza Gorea, elektriciste
52. Adile Isaku, elektriciste
53. Lutfie Dauti, elektriciste
54. Vehbi Bekteshi, kipist
55. Ëngjëllushe Hatibi, kipiste
56. Merita Periu, kipiste
57. Fatmira Ndreka, kipiste
58. Dafina Zhelegu, kipiste
59. Manushaqe Gurra, pompiste
60. Fatbardha Boçi, elektriciste
61. Sadie Asllani, elektriciste
62. Ikbal Sina, elektriciste
63. Bashkim Bala, mekanik
64. Mark Vata, mekanik
65. Ymer Bakalli, mekanik
66. Kasem Dyrmishi, tornitor
67. Majlinda Frashëri, magaziniere
68. Sabrije Deliu, mekanike
69. Luljeta Selita, mekanike
70. Naim Toçku, saldator
71. Fejzi Terko, shofer
72. Dhimitra Nikolla, punëtore
73. Zhani Beçka, punëtore
74. Athina Karamelo, punëtore
75. Donika Bendo, punëtore
76. Suzana Hoxholli, punëtore
77. Anita Çaushi Punëtore
78. Andrea Veshi Punëtor
79. Qamil Lloçja, punëtor
80. Refik Kamara, punëtor
81. Bajram Cani, punëtor
82. Saide Dedja, punëtore
83. Isak Bishqemi, punëtor
84. Skënder Ibrahimi, punëtor
———————————————————-
Ja VKM Nr. 77, datë 28.01.2015, me të cilën “Kurum” vazhdon të abuzojë duke paguar sigurimet e 1000 punonjësve me pagë minimale
1. Shuma minimale mujore e kontributeve i referohet pagës minimale dhe normës së kontributit. Kontributi minimal mujor, sipas degëve dhe skemave të sigurimit është 6138 (gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë) lekë dhe ndahet, si më poshtë:
2. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më shume se 87 orë në muaj është 24.5% të pagës bruto për sigurimet shoqërore (sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.%, ndërsa pjesa e të punësuarit 9.5%, por jo më pak se paga minimale
3. Pagesa për sigurimin e kujdesit shëndetësor është 3.4% të pagës bruto mujore, sipas listë pagesës, ku pjesa e punëdhënësit është 1.7%, ndërsa pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale.
4. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të jetë në masën 23.3% të pagës bruto mujore për sigurimet shoqërore sipas listë pagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 13.9%, ndërsa pjesa e të punësuarit 9.4%, por jo më pak se paga minimale.
5. Pagesa për sigurimin e kujdesit shëndetësor është 3.4% të pagës bruto mujore, sipas listë pagesës, ku pjesa e punëdhënësit është 1.7%, ndërsa pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale.
(Futur në fuqi në 1 janar 2015, publikuar në “Fletore Zyrtare Nr. 9, datë 3 shkurt 2015)