“KURUM” hap digat e HEC-ve Ulëz-Shkopet, Lezha nën panik prej përmbytjeve

88

Prurjet e shumta nga reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që të hapen portat e HEC-ve në Shkopet dhe Ulzë. Sipas informacioneve të Shtabit të Emergjencave Civile në Lezhë, po shkarkohet me 1 mijë metër kub ujë në sekondë. Shkarkimet kanë sjellë situatë të rënduar në lumin Mat, në të cilin është rritur niveli i ujit, dhe rrezikon përmbytjen e zonës së Shënkollit. Pronarja e dy HEC-ve në rrethin e Burrelit, konkretisht firma turke “Kurum” ka hapur portat e shkarkimit të HEC-ve Ulzë e Shkopet dhe kjo shkaktuar rritje të menjëhershme të nivelit të lumit Mat, duke shkaktuar alarm për përmbytjen në zonën e Fushë- Kuqes, por dhe në Lezhë. Prurjet e lumit janë shumë të mëdha. Niveli i shkarkimeve pritet të jetë mbi 1 mijë metra kub ujë. Situate po monitorohet nga emergjencat civile.