Kurrë mos i postoni këto tri gjëra në Facebook

646
Digjitalizimi i informacionit dhe popullariteti i rrjeteve sociale mund ta rrezikojë privatësinë e konsumatorëve më shumë se kurrë më parë.
Disa përdorues të rrjeteve sociale, sidomos të rinjtë, mund të mos e dinë se informacionet që ata i shpërndajnë mund të përdoren për vjedhje të identitetit.
Rreth 92% e të rinjve postojnë emrin e tyre të vërtetë, 82% ditëlindjen e tyre dhe 71% e shfaqin vendbanimin e tyre në rrjete sociale, thuhet sipas Qendrës për Hulumtime ‘Pew’.
Përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë postojnë në rrjete sociale. Më poshtë gjeni tri lloje të informacionit, që asnjëherë s’duhet t’i shpërndani në rrjete sociale:
1. Detajet e licencës së shoferit (lejës së makinës)
Disa përdorues shpesh e postojnë në rrjete sociale licencën e shoferit kur e marrin atë për herë të parë, në mënyrë që të lavdërohen me arritjen e tyre ose të qeshin me fotografinë.
Megjithatë, një ID kartë valide, si kjo e licencës së shoferit, përmban datëlindjen tuaj, fotografinë dhe informacionet e tjera personale të cilat mund të vidhen.
Shmanguni shpërndarjes së informacionit të tillë që mund të çojë në vjedhje të identitetit, duke përfshirë datën e lindjes dhe numrin tuaj social.
2. Itinerarin e pushimeve & të dhënat e lokacionit
Përderisa ju pëlqen t’i shpërndani fotografitë e pushimit tuaj, mos i shpërndani në rrjete sociale informacionet rreth pushimit tuaj, si sa gjatë do të rrini dhe ku do të shkoni.
Jo vetëm që hajdutët do ta dinë se jeni larg shtëpisë përgjatë asaj periudhe, por ata mund ta shfrytëzojnë mungesën tënde për të hyrë edhe në pronën tuaj.
3. Informacionet e llogarisë bankare
Të postoni çfarëdo lloj informacioni rreth llogarisë suaj bankare mund të çojë në vjedhje. Edhe pse disa njerëz mund t’i përdorin rrjetet sociale për të bërë pagesa, nuk duhet t’i tregoni fotografitë që shfaqin çekun e pagesave sepse aty ka informacione të bankës.
Duke përdorur fotografitë që përmbajnë informacione rreth pagesave apo llogarisë suaj bankare, hajdutët lehtë mund të krijojnë ‘çekë’ të rremë dhe të vjedhin nga bizneset.
Sigal