Kurbin, u mbyt në lumë, flet dëshmitari: Luigj Gjeloshi ra nga ura dje pasdite

124

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kurbin, ku në fshatin Skuraj u gjet i pajetë Luigj Gjeloshi.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se Gjeloshi ka rënë nga ura dhe pastaj është mbytur. Ai ka deklaruar se në këtë urë ndodhet një gropë e cila është shumë e rrezikshme.

“Gjeloshi po ecte në këmbë në trotuarin e urës, ra nga aty në lumë. Në trotuarin e urës është një gropë në më shumë se një vit. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 19:00.”, ka deklaruar ai.

Luigj Gjeloshi është gjetur i pajetë në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ai dyshohet se është mbytur në ujë pasi ka rënë nga ura. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.