Kurbin/ Sekuestrohen 11 kg kanabis, arrestohen në flagrancë 2 autorët

535
Sigal

Gazeta Telegraf/

Sekuestrohen  nga shërbimet e përbashkëta të 
Policisë gjatë patrullimit në vijën bregdetare  11 kg lëndë e dyshuar
narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit  e 
lëndës narkotike.

Gjithashtu  po këta dy shtetas dyshohen si
autorë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike cannabis-sattiva
të gjetur dje te Hidrovori në Adriatik Kurbin

Më datë 23.10.2016,  në zbatim të planit
operacional “Për parandalimin dhe  goditjen e veprimtarisë kriminale
të trafikut të lëndëve narkotike”, shërbimet e F.N.Sh-së,  të
Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P.
Lezhë,  gjatë patrullimit në kufirin bregdetar,  kanë goditur 
një  rast të  tentatives për trafikimin të lëndëve narkotike nga vija
bregdetare. 

  

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

*  Nikoll  Koca, 25 vjeç,  banues në
Adriatik – Kurbin

*  Rajmond Prenga, 21 vjeç,  banues në
Kurbin

 Materialet procedurale u referuan Prokurorisë
së  Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Prodhim dhe shitje e
lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.