Një 63-vjeçar i identifikuar si Ded Shkreta është gjetur sot i vdekur në një parcelë në fshatin Adriatik të Kurbinit. Sipas Policisë, ai kishte humbur kontaktet me familjarët me 25 janar, ndërsa merrte mjekim pasi vuante nga skleroza.
Nga të dhënat e para theksohet se një trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të thotë fjalën e fundit. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës”, njofton policia.