Kurbin, Arrestohet 29 – vjeçari po transportonte drogë me xhip

492
Sigal

Policia e Kurbinit ka zhvilluar një operacion antikanabis duke sekuestruar 16 kg që po transportohej me një xhip. Në pranga është vënë shtetasi  Shpëtim Zyberaj , 29 vjeç, banues në Kukës ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E.M. 39 vjeç, banues në Tiranë , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Policia informon se: “Në Fushë – Milot, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin  që po drejtonte tip Jeep  i cili u sekuestrua në cilësinë e proves materiale ,iu gjetën dhe sekuestruan rreth 16 kg  lëndë narkotike e dyshuar cannabis – sattiva.”

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.