Kur nipi i Sami Frashërit vizitonte Shqipërinë!

884
Sigal

Ergys Alushi

Në vitin 1973, me ftesë të Akademisë së Shkencave, për krijimin e të cilës kishte ëndërruar Sami Frashëri në librin “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, nipi i tij, Ermin Erer, djali i vajzës së patriotit të madh shqiptar. Ai bashkë me familjen e tij qëndruan 10 ditë në hotel “Dajti” dhe vizituan shumë qytete të Shqipërisë. Emin Erer ishte njeriu i dytë i familjes Frashëri që vinte në atë vit, në Shqipëri, pasi më parë, në vitin 1932, kishte ardhur nëna e tij, vajza e Sami Frashërit, Sadija. Në një intervistë që dha për shtypin shqiptar të kohës, ai do të shprehej “Jam i dyti pas nënës, që vij në Shqipëri, por, nëse kësaj here qëndrova vetëm 10 ditë, vitin tjetër do të vi të rri më shumë”. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai vizitoi Shkodrën, Tiranën, Durrësin, Fierin, Korcën, Gjirokastrën, Përmetin e qytete të tjera. Qëndroi dhe në Frashër, në vendlindjen e të parëve të tij, ku dha përshtypjet për gjithçka që kishte parë e përjetuar në Frashër. “Një grumbull njerëzish i vogël, por i dashur dhe i përzemërt nga Frashëri, që ndodhet në një pozitë dominuese, pranë majave të thepisura, na priti ne si zot shtëpie, bujar dhe fytyrë qeshur”Ai mbeti i kënaqur me faktin që shtëpia e të parëve të tij ishte rindërtuar me qëllimin për t’u përdorur si muze i familjes Frashëri dhe i traditave të lashta patriotike të vendit tonë. Muret ishin ngritur si në tregimet e gjyshërve të tij. Kur u bë plani i rindërtimit të shtëpisë u mendua që ajo të ngrihej ashtu si kishte qenë dikur, por kush mund të mbante mend shtëpinë ashtu si kishte qenë shumë vjet më parë? Atëherë erdhi një plak i vjetër që e kishte kaluar shekullin në vitet e tij dhe tregoi si kishin qenë dhomat, korridoret, dyert. “Restaurimi i shtëpisë së tyre në Frashër është shprehje e interesimit që tregohet për Sami Frashërin dhe familjen e tij. Kjo godinë që është ngritur në Frashër na ka prekur thellë si mua, ashtu edhe familjen time. Mua, që kam plot kujtime të dëgjuara nga të mëdhenjtë, kur hyra në shtëpinë e Frashërit, më përfshiu një ndjenjë e tillë, sikur po e përjetoja atë kohë. Kur t’ia jap tezes sime, vajzës tetëdhjetë e katër vjeçare të Sami Frashërit, zonjës Sadije, që jeton në Stamboll, fotografitë me pamjet e brendshme e të jashtme të kësaj shtëpie, besoj se edhe ajo do të mbushet me të njëjtën ndjenjë” Nipi i Sami Frashërit dha përshtypjet e tij dhe për bustet e vëllezërve Frashëri e për shumë objekte në Shqipëri që kishin emrin e gjyshit e të vëllezërve të tij. “Që në çastin kur në Tiranë dola për herë të parë nga hoteli, kur pashë në lulishte në të dy anët e rrugës që të çon për në Universitet, bustet e vëllezërve Frashëri, në të dhjathtë të Abdylit e të Samiut, ndërsa në të majtë të Naimit, kuptova menjëherë nderimin e madh që tregohet për ta. Gjatë një udhëtimi që bëmë nga veriu në jug dhe nga jugu në jugperëndim të vendit, në çdo muze që shëtitëm, në shkollën “Sami Frashëri” që vizituam, dhe sa herë që shoqëruesi ynë na paraqiste duke thënë “nipi i Sami Frashërit me familjen e tij” dashuria dhe përzemërsia që pamë, tregojnë për dashurinë dhe vlerësimin e madh që i është bërë gjyshit tim, Sami Frashëri dhe vëllezërve të tij