Sigal

Në këto takime ata sjellin veshje ose ushqime, por ka nga ata që tentojnë të fusin sende të ndaluara dhe më të preferuarat janë aparatet telefonike dhe droga.

Përpara se Edije Çifliku të takojë të birin, gjithçka që ajo ka me vete i nënshtrohet kontrollit, përfshi edhe ushqimet që i ka gatuar të birit. Pas kësaj i biri e pret në dhomën e takimeve në burgun 302.

Por ndërsa të dënuarit fantazia i nxjerr jashtë qelisë, të afërmit e tyre kthehen në shpikës për t’u plotësuar atyre kërkesat, siç janë një telefon apo një cigare hashash aq shumë të kërkuara në burg, por kategorikisht të ndaluara.

Mbi 100 telefona sekuestrohen çdo muaj, në përpjekje për të përfunduar në dorën e një të burgosuri.

A ju ka shkuar në mend se telefoni mund të fshihet edhe poshtë shollës së këpucëve, në fundin e dyfishtë të një tenxhereje, apo brenda një patateje, apo pincat të ngjiten brenda në atlete.

Gjithashtu, Arben Çuko tregon se ka raste kur edhe një kungull mund të mbushet me hashash, po ashtu edhe specat. Pas k^saj, perimet ngjiten sërish sikur sapo të jenë këputur nga kopshti.

Edhe mollët kane vlerë tjetër në burg, pasi një i burgosur i fermenton dhe i bën raki qelie dhe kjo është tenxherja gati për pijen.

Në fund për ëndrrën më të madhe të çdo të dënuari, si të arratisesh? Ideja më e varfër është krijimi i një gërsheti me çarçafë, ose një skemë me stilolaps e strukturës së burgut.