Kundërshtuan policinë në gjendje të dehur; arrestohen dy persona

54
Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për paraqitjen e dokumenteve të identifikimit dhe dokumentacionin e mjetit. Në pranga kanë rënë shtetasit Blerim Lugja 26 vjeç dhe Florin Lugja 21 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi dje në lagjen Nr.3, Durrës, rreth mesnatës kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik pas kërkesës për paraqitjen e dokumenteve të identifikimit dhe dokumentacionit të automjetit tip ‘Fiat Punto’, me targa AA 189 NJ, me drejtues shtetasin Blerim Lugja. Nga bërja e testit të alkoolit drejtuesi i mjetit ka rezultuar i pirë në masën 0.57 mg/litër.
Shtetasit e mësipërm janë persona me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik “dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasit Blerim Lugja dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit Florin Lugja.