Kundërshtojnë dhe ushtrojnë dhunë ndaj policit, arrestohen tre persona

559
Sigal

Janë arrestuar për mosbindje dhe dhunë ndaj efektivit të policisë tre persona në Kurbin ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Milot.

Policia njofton se E.L(V)., 25-vjeç, P(E)M., 40-vjeç dhe N.P., 29-vjeç të gjithë banues në Milot janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë duke i kundërshtuar me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasvë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që posedojnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, Policia e Kurbinit ka ushtruar kontrolle në akse rrugore, lokale dhe ambjente të ndryshme

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë duke i kundërshtuar me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasvë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit:

L(V)., 25 vjeç, P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Goditje për shkak të dëtyrës”